Greqia ripagëzon Trojkën me emrin Grupi i Brukselit

Grupi i ri funksionarëve ndërkombëtarë, me të cilin Greqia zhvilloi diskutimet teknike mbi reformat e pritura nga ana e qeverisë Tsipras, u ripagëzua nga Athina me emrin Grupi i Brukselit dhe jo Trojka, deklaroi një burim qeveritar grek.

Greqia ripagëzon Trojkën me emrin Grupi i Brukselit

Ky grupim i ri, që u mblodh në kryeqytetin belg të mërkurën në mesditë për të diskutuar programin e ndihmës për Greqinë, përbëhej nga përfaqësues të qeverisë greke, Komisionit Evropian (KE), Bankës Qëndrore Evropiane (BQE), Mekanizmit Evropian për Stabilitetin (MES) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Formacioni në fjalë është shumë i ngjashëm me atë të Trojkës, me ndryshimin e vetëm se qeveria e Aleksis Tsiprasit paraqitet si anëtare e re e këtij ekipi.

Burimi grek thekson se "negociatat e Grupit të Brukselit do të zhvillohen mes homologësh në nivel politik dhe teknik, në Bruksel".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme