Greqia i kërkon Gjermanisë dëmshpërblime për L2B

Gjermania duhet të paguaj dëmshpërblim për periudhën kur nazistët e kanë mbajtur Greqinë nën pushtim.

Greqia i kërkon Gjermanisë dëmshpërblime për L2B

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka thënë se Gjermania duhet të paguajë dëmshpërblim për periudhën kur nazistët e kanë mbajtur Greqinë nën pushtim.

Tsipras i është referuar Marrëveshjes për borxhin e jashtëm të Gjermanisë të nënshkruar në Londër në vitin 1953, sipas të cilit Gjermania detyrohet të paguajë dëmshpërblim vendeve të pushtuara atëherë.

"Pas ribashkimit të Gjermanisë janë krijuar kushtet politike dhe ligjore në mënyrë që kjo çështje të jetë e zgjidhur, por qeveria në mënyrë të heshtur dhe me truket ligjore shmang zgjidhjen e këtij problemi", deklaroi kryeministri grek.

"A është një veprim i tillë moral?", pyeti ai duke theksuar se Greqia trajton këtë çështje me sinqeritet dhe përgjegjësi dhe se e njëjta gjë pritet edhe nga qeveria Gjermane.

Nazistët pushtuan Greqinë gjatë periudhës katër vjeçare dhe sot sipas Tsipras Gjermania i ka borxh Greqisë 162 miliardë euro për krimet e bëra gjatë pushtimi nazist kur mijëra grek janë vrarë apo kanë vdekur nga uria.

Gjermania ka refuzuar më parë kërkesën e Greqisë për dëmshpërblim. Zëvendës kancelari gjerman, Sigmar Gabriel në shkurt rikujtoi se në vitin 1990 është nënshkruar e ashtuquajtura "Marrëveshje-dy-plus-katër" për bashkimin e Gjermanisë, e cila u pranua edhe nga Greqia dhe e cila nuk parashikon pagesa dëmshpërblimesh të tjera në lidhje me pushtimin nga Lufta e Dytë Botërore.

Koalicioni i sapo zgjedhur i së Majtës Radikale, e njohur si SYRIZA, është duke negociuar me kreditorët evropianë duke përfshirë Gjermaninë, për shlyerjen e borxhit publik të Greqisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme