Kryeministri i Kosovës sot viziton Tiranën

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Kryeministri i Kosovës sot viziton Tiranën

Kjo është vizita e parë e tij zyrtare në Tiranë prej kohës kur ka marrë drejtimin e ekzekutivit të Kosovës.

Zoti Msutafa pritet të takohet me krerët e shtetit të Shqipërisë. Agjenda e kësaj vizite pritet të bëhet e njohur nga kryeministria, por ka qenë zyra e shtypit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë që ka bërë të ditur kohën e takimit me Kryeministrit të Kosovës.

Në këtë njoftim theksohet se Presidenti i Republikës Bujar Nishani, do të zhvillojë nesër më 9 Mars, një takim me Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. Takimi do të zhvillohet në ora 10.00-të në ambientet e Presidencës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme