Kryeministri Rama uron të gjithë mësuesit e Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me anë të rrjetit social, poston një foto ku shkruan “Gëzuar ditën e tyre të shënuar të gjithë mësuesve të Shqipërisë!”.

Kryeministri Rama uron të gjithë mësuesit e Shqipërisë

Në 7 Mars, Ditën e Mësuesit, kryeministri Edi Rama prezantoi dy nisma të qeverisë në fushën e arsimit, me qëllim shndërrimin e shkollave në qendra komunitare.Gjatë një ceremonie të organizuar me rastin e 7 Marsit u prezantua projekti pilot i qeverisë në këtë sektor “Shkolla, si qendër komunitare”. Pasi uroi mësuesit, kryeministri Rama tha se ditën e arsimit dhe të shkollës po e kremtojmë sot duke lançuar dy iniciativa, njëra ka të bëjë me shkollat, të cilat do të jenë nën patronazhin e ministrave, ndërsa e dyta iniciativë e një grupi kampionësh, për të marrë në patronazh palestrat e shkollave.

“Përmes këtij patronazhi kërkojmë ta vemë në funksion të zgjerimit të një horizonti që sot është i mbyllur në sytë e trupave të mësuesve dhe nxënësve nëpër shkolla; horizontin e ideve dhe dëshirave, ambicieve dhe aspiratave të nxënësve dhe mësuesve për të shkuar përtej orës së mësimit dhe marrëdhënies së ngushtë, që të gjithë bashkë nxënësit me mësuesit dhe për të krijuar hapësira qytetarie në fushën e mjedisit dhe edukimit”, u shpreh Rama.
Kryeministri shtoi se shkolla nuk mund të jetë vetëm vendi i dijes, por vendi ku formohen qytetarët. Më tej Rama vuri në dukje atë që e quajti mangësi në projektim në sistemin arsimor.

“Të nxisim talentin dhe ambicien e nxënësve për të qenë sipërmarrës. Jemi një vend ku të ashtuquajturit sipërmarrës shihen si njerëz plot dyshim. Kjo është tërësisht e pavërtetë dhe ky është një mit për t’u shembur. Të fusim në shkolla kulturën e projektit me bindjen se janë projektet ato që na realizojnë ëndrrat”, tha Rama.

Sot, vijoi ai, jemi në kushtet që të gjithë të bashkohemi për të krijuar një rrugë me rritje të qëndrueshme punësimi. Të rinjtë në mënyrë të veçantë e kërkojnë mundësinë e punësimin në shtet dhe rrallëkush e shikon jetën si mundësi përmes vetës dhe ideve. Nuk ka ëndërr të parealizueshme përsa kohë që jemi të aftë ta shohim me sy hapur.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme