Kosovë - Evokohet 17-vjetori i rënies heroike të Familjes Jashari

Plot 17 vite më parë, më 5 mars 1998, forca të mëdha serbe të blinduara filluan që në mëngjes një sulm kundër shqiptarëve në Drenicë.

Kosovë - Evokohet 17-vjetori i rënies heroike të Familjes Jashari

Forcat serbe kishin zënë pozicione dhe ishin fortifikuar rreth Prekazit, ndërsa qëllonin me armë të kalibrave të ndryshme mbi vendbanimet shqiptare. Prekazi po qëllohej edhe me topa të rëndë, ndërsa ishin vënë në përdorim edhe helikopterë dhe nga veriu vinin njoftime se forca të reja ushtarake dhe policore serbe po hynin në Kosovë nëpër luginën e Lumit Ibër drejt Mitrovicës dhe nga Merdare drejt Podujevës.

Më 5, 6 e 7 mars 1998, në Epopenë e Prekazit, në mbojtje të pragut të shtëpisë dhe Kosovës, në luftën për liri dhe pavarësi, ranë heroikisht 56 anëtarë të Familjes Jashari, 20 prej tyre të jamiljes së ngushtë të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në përballje me sulmin e egër të forcave serbe të kasapit të Ballkanit, Milosheviç, i cili ka përfunduar në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë, ku dhe vdiq në vitin 2006.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme