Demaçi: Evropa gaboi me Gjykatën Speciale
Veprimtari i njohur në Kosovë, Adem Demaçi e konsideron gabim themelimin e Gjykatës Speciale, sepse sipas tij, është Serbia ajo që ka kryer krime në Kosovë, e jo populli i Kosovës që luftoi për liri.
Veprimtari i njohur në Kosovë, Adem Demaçi shpreson që qeveria të fillojë seriozisht të punojë për zhvillimin ekonomik, që është plaga më e madhe e shoqërisë në Kosovë.
Ai e konsideron gabim themelimin e Gjykatës Speciale, sepse është Serbia ajo që ka kryer krime në Kosovë, e jo populli i Kosovës që luftoi për liri.
Sipas tij, Parlamenti Evropian po merr vendime nga zyrat dhe nën sugjerimet që i vijnë nga Serbia dhe nga burime të tjera. Ai thotë se individët dorëzohen përball sfidave të tilla, por jo edhe popujt, ndërsa shprehet optimist se me ndihmën e vendeve mike Kosova do të dalë nga kjo gjendje e rëndë ekonomike.
Demaçi thotë se ekonomia e dobët nuk mund të financojë as arsimin, shëndetësinë dhe kulturën, që janë në gjendje shumë të keqe.
Megjithatë, simboli i rezistencës për liri e pavarësi, thotë se nuk i humb shpresat se kjo qeveri do të punojë në ngritjen e ekonomisë dhe zbutjen e papunësisë, pasi domosdoshmëria do t’i detyrojë ta bëjnë këtë.