Vetëvendosje publikon sot rezultatet e zgjedhjeve për kryetar

Lëvizja Vetëvendosje do të shpallë sot rezultatet e zgjedhjeve për kryetar të kësaj force politike.

242659
Vetëvendosje publikon sot rezultatet e zgjedhjeve për kryetar

Sipas "KosovaPress", zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje janë mbajtur më 21 dhe 22 shkurt në 200 vendvotime të hapura anembanë Kosovës, si dhe në 6 shtete të Evropës.

Kandidati i vetëm për të marrë timonin e VV-së, që deri më tani është drejtuar nga Albin Kurti, është Visar Ymeri.

Lëvizja Vetëvendosje i vlerëson zgjedhjet e brendshme të lira, të ndershme dhe demokratike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme