Ministri Murati, takim me studentët shqiptarë në Stamboll

Ministri i Diasporës së Kosovës, Valon Murati, u takua dje në Stamboll, me një grup studentësh shqiptarë në "Balkan Akademi".

Ministri Murati, takim me studentët shqiptarë në Stamboll

Gjatë takimit, Murati i njoftoi studentët për objektivat e Ministrisë kosovare të Diasporës, me theks të veçantë mbi projektin për krijimin e rrjetit të studentëve dhe të rinjve shqiptarë në botë, pjesë e të cilit do të jenë edhe studentët dhe të rinjtë shqiptarë në Turqi, sipas "KosovaPress".

Në këtë takim ishin të pranishëm studentë nga të gjitha trevat shqiptare dhe studentë shqiptarë, të cilët kanë lindur në Republikën e Turqisë.

Sipas tij, një nga investimet më të mëdha të diasporës paraqet edhe "kthimi i trurit" në atdhe. "Ne kemi nevojë të madhe edhe për dijen tuaj", ishte porosia që Valon Murati u dha studentëve të fushave të ndryshme, të pranishëm në këtë takim.

Më herët, Murati realizoi gjithashtu një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Turqi, në Qendrën Kultutore të Kosovës në Stamboll.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme