Tiranë – Sot fillon punimet takimi i SEECP

Në kuadër të Presidencës Shqiptare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), në 23 dhe 24 shkurt, në Tiranë do të mbahet takimi informal i Ministrave të Punëve të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse.

Tiranë – Sot fillon punimet takimi i SEECP

Burime nga MPJ theksojnë se, në takim do marrin pjesë, përfaqësues të 13 vendeve pjesëmarrëse të SEECP, përfaqësues të Bashkimit Evropian, përfaqësues të Presidencës Letoneze të BE dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).seecp albania

Gjatë pasdites së ditës së hënë, 23 shkurt, do të ketë një pritje të organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme Bushati, e cila është informale për t’u uruar mirëseardhjen delegacioneve.

Ndërsa të martën do të zhvillohet takimi informal i Ministrave të Punëve të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse. Takimi do të përshëndetet dhe nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Në takim do të diskutohen situata në rajon, zhvillimet politike të vendeve të rajonit, prioritetet e Kryesisë Shqiptare, aktivitetet e zhvilluara dhe ato në vazhdim, niveli i bashkëpunimit rajonal, hapat e ndërmarra në procesin e integrimit në strukturat Euroatlantike etj.

Kryesia shqiptare e SEECP-së përbën një angazhim të rëndësishëm politiko-diplomatik, në funksion të promovimit të mëtejshëm të rolit e të politikës së vendit tonë në rajon e më gjerë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme