Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqia e Maqedonia derdhin djersë për rritjen e vëllimit tregtar

Në aktivitetin e zhvilluar me rastin e 93-vjetorit të Dhomës së Tregtisë së Maqedonisë, morën pjesë Zv/kryeministri i Maqedonisë, Zoran Stavrevski dhe Kryetari i Unionit të Dhomave dhe Bursave të Turqisë, Rıfat Hisarcıklıoglu.

Turqia e Maqedonia derdhin djersë për rritjen e vëllimit tregtar

Zv/kryeministri i Maqedonisë, Zoran Stavrevski, tha se nëse sigurohet stabiliteti ekonomik në Evropë, këtë vit presin një rritje ekonomike prej 4%.

Ai u shpreh se i japin rëndësi konkurrencës dhe në këtë kuadër kanë bërë reformat e duhura duke shtuar: “Infrastrukturën e pamë si një prioritet për konkurrencën”.

Edhe Kryetari i Unionit të Dhomave dhe Bursave të Turqisë, Rıfat Hisarcıklıoglu tha se Maqedonia, pasi shpalli pavarësinë, ka krijuar marrëdhënie të mira ekonomike dhe politike me Turqinë dhe pavarësisht krizës ekonomike, është një vend që rritet me stabilitet.

Ndërsa Kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski, Kryetarin e Unionit të Dhomave dhe Bursave të Turqisë, Rıfat Hisarcıklıoglu e falenderoi për ndihmën që instituti i tij i jep Maqedonisë.

Azeski, deklaroi se në muajin maj, do të zhvillojnë Konferencën ekonomike më të madhe të Ohrit, me pjesëmarrjen e 200 kompanive ballkanase.

Kryetari i Unionit të Dhomave dhe Bursave të Turqisë, Rıfat Hisarcıklıoglu dhe Kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski, nënshkruan marrëveshjen që parashikon themelimin e “Komitetit të Punës”.

Prioritet i Komitetit do të jetë rritja e vëllimit tregtar, bërja e programeve afatgjate duke u bazuar në analiza, zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe përfitimi i rezultateve maksimale nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme