Hungaria njofton për rënien e numrit të emigrantëve kosovar

Pas një fluksi të madh dhe shqetësues emigrantesh të jashtëligjshëm drejt Hungarisë me destinacion edhe më tutje, duket se gjendja ka filluar të normalizohet.

Hungaria njofton për rënien e numrit të emigrantëve kosovar

Numri i atyre që kalojnë ilegalisht kufirin Serbi-Hungari po vazhdon të bjerë, kanë thënë burime nga policia kufitare e qytetit hungarez, Çongrad.

Sipas medias kosovare, policia dje ka kapur 113 persona të cilët po tentonit të kalonin ilegalisht kufirin, një numër më i ulët ky krahasuar me javët e kaluara ku kufirin e kalonin deri 300 persona në ditë.

Nga 113 emigrantë të kapur dje, vetëm shtatë janë nga Kosova, ndërsa të tjerët kryesisht janë nga Siria, Afganistani dhe Bangladeshi, ka thënë zëdhënësi i policisë në Çongrad.

Gjatë kësaj jave numri i atyre që tentuan të kalojnë kufirin serbo-hungarez ka shkuar nga 113 në 280 persona, ndërsa në javët e shkuara ky numër ka variuar nga 300 deri në 1000 persona.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme