Thaçi: Turqia është partner i rëndësishëm i Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlyt Çavushollu, ka shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën e madhe që Turqia i ka dhënë Kosovës në konsolidimin e brendshëm dhe në arenën ndërkombëtare.

Thaçi: Turqia është partner i rëndësishëm i Kosovës

Thaçi dhe homologu i tij kanë shprehur gatishmërinë që t’i kultivojnë marrëdhëniet mes dy vendeve në të gjitha sferat.

“Turqia për ne është një ndër partnerët kryesore ekonomik dhe të dy do të bëjmë përpjekje që t’i rrisim shkëmbimet tregtare dhe të shtohen investitorët në Kosovë”, ka thënë Thaçi.

E përveç segmentit ekonomik, në takimin me ministrin e jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu, Thaçi ka diskutuar edhe për bashkëpunimin në fushën e rendit dhe sigurisë.

Thaçi TurqiNë emër të qeverisë turke ministri Çavushollu ka shprehur gatishmërinë që Turqia të rris përkrahjen konkrete në arsimim dhe në bazë materiale për ushtrinë e ardhshme të Kosovës.

Gjithashtu, Çavushollu ka vlerësuar lartë edhe praninë e investitorëve turq në Kosovë dhe ka theksuar se qeveria turke do të inkurajojë të tjerë sipërmarrës turq që të vijnë të investojnë në Kosovë e të hapin biznese e vende të reja pune.

Si ish kryetar i Asamblesë së Këshillit të Evropës, ministri Çavushollu ka shpreh mbështetjen personale në jetësimin ne aspiratës së Kosovës për t’u bërë pjesë e KE-së.

Gjatë ditës, zëvendëskryeministri Thaçi do të ketë takime edhe përfaqësues të tjerë shtetëror në Turqi.

Ai mori pjesë edhe në inaugurimin e Qendrës Kulturore Shqiptare në Ankara. Objekti i Qendrës është dhuruar nga Bashkia Altindag dhe është qendra e parë kulturore që do të menaxhohet bashkërisht nga Ambasada e Kosovës dhe e Shqipërisë.Thaçi Turqi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh edhe ministër i Jashtëm u takua me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Cemil Çiçek.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme