SYRIZA propozon të djathtin Pavlopulos për President të Greqisë

Partia SYRIZA dhe Grekët e Pavarur propozuan 64-vjeçarin Prokopis Pavlopulos për postin e Presidentit të Greqisë.

SYRIZA propozon të djathtin Pavlopulos për President të Greqisë

Njoftimi u bë të martën nga Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, gjatë një takimi të grupit parlamentar të partisë së tij.

Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Sakelaridhis, njoftoi se raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit do të bëhet sot pasdite, në orën 17:30 GMT.

Pavlopulos, profesor i të drejtës administrative dhe ish-ministër i Brendshëm në qeverinë e drejtuar nga Kostas Karamanlis (Demokracia e Re), do të zëvendësojë Presidentin aktual, Karolos Papulias.

Sipas Kushtetutës së Greqisë, për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, zhvillohen tri raunde. Në dy të parët kandidati duhet të marrë 200 vota, ndërsa në të tretin 180, në Parlamentin prej 300 vendesh.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme