Bosnjë - Arrestohen dy ish-ushtarakë të dyshuar për krime lufte

Forcat boshnjake të rendit arrestuan të martën dy ish-ushtarakë, që i përkisnin HVO-së, forca ushtarake kroato-boshnjake gjatë Luftës së Bosnjës (1992-95), të cilët dyshohen për krime luftë në dëm të qytetarëve serbë, njoftoi Prokuroria e Sarajavës.

Bosnjë - Arrestohen dy ish-ushtarakë të dyshuar për krime lufte

Dy ish-ushtarakët, Muamir Jashareviç (46 vjeç) dhe Sead Velagiç (48 vjeç), bënin pjesë në policinë ushtarake të HVO-së dhe janë akuzuar se kanë marrë pjesë, bashkë me të tjerë, në një sërë krime lufte, si persekutimi dhe dëbimi i popullsisë serbe në prill të vitit 1992, por edhe vrasja e të paktën 16 civilëve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme