Rama-Pusic: Bashkëpunim për të ardhmen e rajonit dhe BE-së

Kreu i ekzekutivit të Shqipërisë, Edi Rama, priti të hënën në një takim zv/kryeministren e parë dhe ministren e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Vesna Pusic.

Rama-Pusic: Bashkëpunim për të ardhmen e rajonit dhe BE-së

Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë, Kryeministri Rama i shprehu zv/kryeministres Pusic falënderime për ndihmën, që qeveria kroate akordoi për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet, javët e fundit në jug të Shqipërisë.

Më tej, bën të ditur zyra e shtypit të Kryeministrisë së Shqipërisë, Rama dhe Pusic vlerësuan marrëdhëniet dhe nivelin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, ndërsa shprehën vullnet të përbashkët që këto marrëdhënie të çohen përpara, jo vetëm në fushën e bashkëpunimit dypalësh me interes reciprok, por edhe në bashkëpunimin për të ardhmen e rajonit dhe BE-së.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme