Në Tiranë festohet 7- vjetori i pavarësisë së Kosovës

Mbrëmë në Tiranë, Ambasada e Kosovës ka organizuar një pritje me pjesëmarrje të gjerë me rastin e 7- vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në Tiranë festohet 7- vjetori i pavarësisë së Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, në fjalën e hapjes u shpreh se “Kjo është një ditë e madhe për Kosovën, pasi është dita kur lindi shteti i pavarur i Kosovës dhe në këtë ditë të madhe është edhe vepra dhe qëndrimi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë. Suksesi i Kosovës do të ishte i pamundur pa mbështetjen politike të fuqishme të partnerëve tanë strategjike, Shqipërisë, SHBA-së dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Ne duam të sigurojmë shtetin shqiptar, institucionet e larta të saj se populli i Kosovës këto ditë të përmbytjeve në jugun e vendit janë pranë jush me shpirt dhe zemër dhe me besimin se pas kësaj, Shqipëria do të jetë më e begatë”.

Pavaresia e Kosoves“Takimi i Prizrenit midis dy qeverive tona është një nisme që tregon se marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë drejt një partneriteti strategjik, pasi Kosova mbetet e angazhuar për një bashkëpunim rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimorë. Politika e Kosovës sot është shndërruar në një politikë balancimi të Ballkanit Perëndimor, duke krijuar marrëdhënie të shkëlqyera me vendet e rajonit, që kanë njohur dhe pavarësinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë, vetëm në 7 vjet pavarësi Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në integrimin e saj dhe deri më tani është njohur nga 108 shtete të botës dhe ky proces është i pandashëm. Lirinë e fituam me beteja në shekuj, fale mbështetjes së shtetit shqiptar dhe implementimit politik e ushtarak të SHBA-së dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Jemi të bindur se me mbështetjen e partnerëve tanë do të arrijmë ëndrrën tonë evropiane”, përfundoi ambasadori i Kosovës ne Tirane.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur fjalën e rastit, duke u shprehur se “kam nderin të jem para jush në këtë datë të veçantë të 7 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. 17 shkurti është ditë e madhe, pasi shënoi lindjen e shtetit të Kosovës, shtetit tonë të lirë, të pavarur dhe sovran. Kjo është një ditë e madhe për të gjithë ata burra dhe gra që në kohë të ndryshme dhe rrethana të ndryshme dhanë gjithçka nga vetja për lirinë e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Një respekt për të gjithë miqtë perëndimorë që dhanë një kontribut të çmuar dhe përkrahen kauzën tonë të lirisë dhe pavarësisë”.

“Më lejoni që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës t’i shprehim mirënjohje të veçantë Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. Shqipëria ka qenë një strehe e sigurt një përkrahëse e pakursyer, një burim frymëzimi për lëvizjen tonë çlirimtare dhe pavarësinë e Kosovës. 17 shkurti është edhe ditë reflektimi, pasi Kosova ka bërë hapa të sigurt dhe të rëndësishme në këto shtatë vite, por ende ka sfida të mëdha, ka përfunduar Veseli.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme