Denis Zvizdiç kryeministri i ri i Bosnje-Hercegovinës

Ish-Kryetari i Parlamentit, Denis Zvizdiç, pas emërimit nga ana e presidencës treshe, u konfirmua nga Dhoma e përfaqësuesve, si kryeministri i ri i vendit.

Denis Zvizdiç kryeministri i ri i Bosnje-Hercegovinës

Dhoma e Përfaqësuesve e parlamentit boshnjak konfirmoi Denis Zvizdiç në postin e kryeministrit duke miratuar emërimin e tij nga presidenca tripalëshe me propozim të Partisë së Aksionit Demokratik, në bazë të marrëveshjes mes anëtarëve të koalicionit të dalë nga zgjedhjet e tetorit të kaluar.

Zvizdiç, 51 vjeç, docent i Fakultetit të Arkitekturës në Sarajevë dhe ish-kryetar parlamenti, u zgjodh me 28 vota pro nga 42 gjithsej.

Deputetët e opozitës u larguan nga salla në momentin e votimit, ashtu siç kanë bërë gjatë javëve të fundit, pasi kërkojnë dorëheqjen e presidentit të kësaj dhome, Shefik Xhaferoviç, për të cilin thonë se ka qenë i përfshirë në krime lufte gjatë konfliktit të viteve 1992-95.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme