Gjermania i thotë "Jo" Greqisë për dëmshpërblimet e luftës

Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel ka refuzuar kërkesën më të re të kryeministrit gjerman, Alexis Cipras për dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore.

Gjermania i thotë "Jo" Greqisë për dëmshpërblimet e luftës

Cipras pretendon se Gjermania i ka borxh Greqisë 236 miliardë dollarë për krimet e bëra gjatë pushtimit nazist, kur mijëra grek janë vrarë apo kanë vdekur nga uria.

Ndërkohë, qeveria e sapozgjedhur greke është në mosmarrëveshje me Gjermaninë në lidhje me kthimin e borxhit publik, ku kreditori më i madh është Gjermania. Deri tani, qeveria greke nuk pranon të veprojë në përputhje me kërkesat e huadhënësve ndërkombëtarë. Por pa ndihmën e Komunitetit Ndërkombëtar dhe kredive, Greqia deri në fund të shkurtit do të mbetet pa burime në fondet publike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme