Mustafa në takim me Mogherini dhe Hahn në Bruksel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Integrimit Evropian, u takua në Bruksel me komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn. Më pas Ai ka pasur me Përfaqësuesen e lartë të BE-së Federica Mogherini.

Mustafa në takim me Mogherini dhe Hahn në Bruksel

Përfaqësuesesja e lartë të BE-së për Politiken e Jashtme, Federica Mogherini, takoi sonte në Bruksel fillimisht kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa e me pas atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Takimi zhvillohet për procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA, po zhvillojnë në Bruksel raundin 24 të dialogut.

Ndërkaq Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, u takua sot në Bruksel me komisionerin e BE-së për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn.

Isa MustafaGjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe komisioneri Hahn kanë biseduar për proceset integruese të Kosovës, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, liberalizimin e vizave si dhe dialogun për normalizimin e raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Pas takimit, kryeministri Mustafa e vlerësoi shumë të rëndësishëm takimin me komisionerin Hahn.

Kryeministri bëri të ditur se gjatë takimit ka ndarë preokupimet e Kosovës lidhur me integrimet në BE dhe hapat që do të ndërmerren.

“Ne kemi përcaktuar prioritetet të cilat janë në harmoni me atë që pret Bashkimi Evropian nga ne në fushën e zhvillimit ekonomik, në fushën e shtetit ligjor dhe reformave publike. E konsiderojmë me rëndësi themelore që ne të bëjmë hapa të rëndësishme në zhvillimin ekonomik.

E konsiderojmë të rëndësishme punën që është bërë në përmbylljen e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe po ashtu do të punojmë shumë që të përmbushim të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave”, tha kryeministri.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme