Kosova me Serbinë arrijnë marrëveshje për drejtësinë

Në raundin e 24-t të bisedimeve të nivelit të lartë që është mbajtur në Bruksel ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë nën drejtimin e BE-së dhe te mbështetur nga SHBA-ja është arritur marrëveshja për drejtësinë.

Kosova me Serbinë arrijnë marrëveshje për drejtësinë

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen për drejtësinë në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve, të kryesuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA, në takimin e natës së kaluar në Bruksel të raundit të 24-ët të dialogut në nivel të lartë, të parit të kryeministrave të rinj, Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç.

Ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian Federica Mogherini, marrëveshja u arrit pas më shumë se katër orë bisedimesh.

Në një komunikatë të Mogherini thuhet se të dy kryeministrat “përmbyllën një kapitull kritik për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, që do të përmirësojë në mënyrë substanciale jetën e qytetarëve në terren”.

isa mustafaEnde nuk janë bërë të ditura hollësitë e marrëveshjes.

Mogherini tha se “të dy kryeministrat zhvilluan debate gjithëpërfshirëse për një varg çështjesh, si dhe shprehën përkushtimin e tyre për vazhdimin e përparimit në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

“Kryeministri Mustafa dhe kryeministri Vuçiç kanë rënë dakord të punojnë së bashku për të trajtuar shqetësimet rajonale, midis të cilave edhe çështjen akute të migrimit të paligjshëm nga Kosova”, thuhet në komunikatën e Mogherinit.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, takoi mbrëmë në Bruksel duke nisur nga ora 18:00 fillimisht kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa e pastaj atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe më pas u vazhdua me takimin e përbashkët.

“Ka përfunduar pas orës 02:00 takimi në Bruksel. Palët kanë nënshkruar marrëveshje për drejtësinë”, ka raportuar media kosovare nga bisedimet.

Pas takimit kryeministri Mustafa tha se marrëveshja mundëson funksionimin e sistemit unik të drejtësisë në Kosovë.

I pyetur nëse janë diskutuar tema të tjera në dialog, Mustafa u shpreh se nuk ka pasur kohë për të tilla.

Ai ka thënë se nuk do të hapen tema të reja, pa u shuar institucionet paralele në veri të Kosovës me theks të veçantë “Mbrojtja Civile”.

Kryeministri serb Vuçiç tha se “me arritjen e marrëveshjes Gjykata e Mitrovicës do të ketë 9 prokurorë shqiptarë e 9 serbë”.

thaçi daçiçNë këtë proces takimesh kryeministrore Kosovë-Serbi për herë të parë ndërmjetësoi përfaqësuesja e re e lartë të BE-së, Federica Mogherini, e cila ka pasuar Baroneshën Catherine Ashton, ndërmjetësuesen e 23 raundeve të kryeministrave të mëparshëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, aktualisht zv/kryeministra e ministra të jashtëm, pjesëmarrës edhe në takimin e mbrëmshëm.

Thaçi dhe Daçiç kanë zhvilluar takimin e parë në 19 tetor të vitit 2012, ndërsa në 19 prill 2013 kanë nënshkruar Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të vlerësuar historike.

Kryeministri kosovar Mustafa në konferencën e fundit për shtyp në Prishtinë, në 3 shkurt, ka theksuar se “jemi shumë të interesuar që të bëjmë integrimin e veriut, që të krijojmë ura të bashkëpunimit me të gjitha komunitetet në Kosovë, veçanërisht me komunitetin serb, të vazhdojmë dialogun në Bruksel për të zgjidhur të gjitha problemet dhe çështjet që i konsiderojmë se janë të diskutueshme dhe të debatueshme me qeverinë serbe për të krijuar një stabilitet në rajon dhe për të ardhur deri te gjendja që Serbia do ta pranojë pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe ne do të punojmë në këtë aspekt”.johannes hahn hashim thaçi

Dje, Kryesia e Kuvendit kosovar u njoftua dhe e mirëpriti shkresën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, nëpërmjet të cilës ai shpreh gatishmërinë për ta njoftuar Kuvendin e Kosovës lidhur me takimin në Bruksel me kryeministrin e Serbisë.

Nga takimi i 31 marsit 2014, i cili ishte i 23-ti dhe i fundit Thaçi-Daçiç, bisedimet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së, të nivelit të lartë kryeministror Prishtinë-Beograd për normalizim marrëdhëniesh kanë pasur një ndërprerje prej afër 10 muajsh, gjatë së cilës kohë, fillimisht në Serbi e pastaj në Kosovë janë zhvilluar zgjedhje, nga të cilat dolën qeveritë e reja të dy shteteve dialoguese.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme