Samaras: SYRIZA na kujton ditët e para të qeverisë Papandreu

Antonis Samaras në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të Partisë Demokracia e Re ka shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit në vend duke e krahasuar SYRIZA me ditët e para të qeverisë Papandreu.

Samaras: SYRIZA na kujton ditët e para të qeverisë Papandreu

Shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit ka shprehur kryetari i ”Demokracisë së re”, Antonis Samaras në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të kësaj partie.

Samaras mbrojti fort politikën e tij duke kritikuar ashpër lëvizjet e para të qeverisë së re.

Samaras vlerësoi se vendimi i Bankës Qendrore Evropiane krijon shqetësim, pasi Martin Schulz tha se Greqia rrezikon me falimentim nëse nuk do të mbajë angazhimet e veta.

Vendi ndodhet në momentin më kritik të historisë sonë të re”, shtoi Samaras.

“Jemi gjithmonë parti e përgjegjësisë kombëtare. Nga pozicioni i opozitës do të mbështesim gjithçka është e drejtë dhe do të godasim çka është gabim. Nuk do të ngurrojmë, as të votojmë pro për diçka të saktë dhe as të votojmë kundër për diçka që është gabim”, theksoi Samaras.

Duke bërë një bilanc të parë për rezultatet e zgjedhjeve, në raport me vështirësitë që përballoi qeveria e tij, Samaras tha se “Demokracia e Re” i humbi zgjedhjet, por ajo qëndroi në këmbë dhe nuk pati fatin e PASOK-ut, pësoi një rënie të vogël në lidhje me 2012-n.

Gjithashtu Samaras mbrojti edhe strategjinë elektorale që zbatoi ”Demokracia e Re” duke thënë se “populli në masë të madhe votoi kundër memorandumit… Prandaj humbëm vota që shkuan tek SYRIZA”.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme