Komandanti i Kolegjit turk të Luftës viziton Kosovën

Komandanti i Kolegjit të Luftës të Ushtrisë së Turqisë, gjeneralmajori Selim Mert, në kuadër të vizitës që është duke realizuar në Kosovë të premten është pritur në takim nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati.

Komandanti i Kolegjit turk të Luftës viziton Kosovën

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Kadri Kastrati, ka pritur të premten në takim Komandantin e Kolegjit të Luftës të Ushtrisë së Turqisë, gjeneralmajorin Selim Mert.

Në këtë takim, gjenerallejtënant Kastrati falënderoi Ushtrinë e Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep FSK-së, në veçanti e falënderoi Kolegjin e Luftës, për mundësinë që u ka ofruar pjesëtarëve të FSK-së për të vijuar studimet në këtë kolegj me traditë dhe nga i cili kanë dalë kuadro të njohura ushtarake.

Ndërsa, komandanti i Kolegjit të Luftës të Ushtrisë së Turqisë, gjeneralmajor Mert shprehu gatishmërinë që, tradita e bashkëpunimit të mirë ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë së Turqisë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në këtë takim, komandanti i Kolegjit shoqërohej nga koloneli Hasan Haydogu, atashe ushtarak në Kosovë, koloneli Omer Demircioglu, komandant i kontingjentit të ushtrisë së Turqisë në kuadër të KFOR-it dhe kolonel Gultekin Yarali, këshilltar ushtarak në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Si mikpritës, veç gjenerallejtënant Kastratit, përfaqësues të FSK-së në këtë takim ishin edhe gjeneralbrigade Zymer Halimi, kolonel Ilir Qeriqi, nënkolonel Fadil Hoxha dhe nënkolonel Sefer Isufi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme