Anëtarët e "Agimit të artë" japin llogari përpara drejtësisë

72 persona, ndër të cilët edhe udhëheqësit e partisë raciste ”Agimi i artë”, janë dërguar përpara drejtësisë nga Këshilli i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit me akuzën për ”pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Anëtarët e "Agimit të artë" japin llogari përpara drejtësisë

Pas 15 muajsh hetime, që filluan pas vrasjes, në shtator 2013 të një muzikanti antifashist nga një anëtar i ”Agimit të artë”, do të gjykohet edhe themeluesi dhe drejtuesi i kësaj partie, Nikos Mihaloliakos, drejtuesit kryesorë dhe ish-deputetë të këtij formacioni politik si edhe dhjetëra simpatizantë të kësaj partie të njohur sidomos për dhunë të skajshme kundër emigrantëve.

Përveç akuzës kryesore, që është ”pjesëmarrje në organizatë kriminale”, të akuzuarit do të gjykohen edhe për ”tentativë vrasje”, ”dhunë raciste” dhe ”përhapje idesh ksenofobe dhe antisemite”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme