Delegacioni i Kosovës zhvillon takime të rëndësishme në Amerikë

Ministria e Jashtme e Kosovës njofton se delegacioni i kryesuar nga Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Integrimeve Evropiane, ambasadori, janë pritur në takime të veç e veç nga senatori amerikan Chris Murphy dhe kongresmeni George Holding.

Delegacioni i Kosovës zhvillon takime të rëndësishme në Amerikë

Për zhvillimet në Kosovë, zëvendëskryeministri Thaçi ka njoftuar edhe kongresmenin, George Holding. Me këtë të fundit, zëvendëskryeministri Thaçi ka diskutuar për procesin e bartjes së plotë të kompetencave në fushën e gjyqësisë nga institucionet ndërkombëtare tek ato vendore.

Ndërsa kongresmeni Holding ka premtuar përkrahje në këtë fushë, duke theksuar se “reforma në sistemin e drejtësisë në Kosovë do të vazhdojë të mbështetet nga SHBA-ja”.

Pas Uashingtonit, delegacioni nga Kosova do të udhëtojë për në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme