Cipras: Evropa duhet të ripërcaktojë parimet bazë

Kryeministri i ri grek, Aleksis Cipras, në deklaratën që bëri pas takimin që pati në Romë me homologun italian Matteo Renzi vuri theksin në nevojën e ripërcaktimit të principeve bazë në Evropë.

Cipras: Evropa duhet të ripërcaktojë parimet bazë

Cipras tha se i përket të njëjtit brez me Matteo Renzin që u gjet në qendër të kritikave dhe vuajti shumë.

”Duke përfaqësuar këtë brez, kemi obligimin të punojmë për të, me qëllim që të ketë sërish shpresë. Këto janë vlerat e përbashkëta që na bashkojnë, të punojmë së bashku për ndryshimin e nevojshëm në Evropë, aty ku dominojnë politikat që përçanë Evropën. Tani erdhi koha të japim shpresë. Sa na përket neve, konsiderojmë të mirëqenë se kemi kohë për të përgatitur projektin tonë, që do të përfshijë reforma të nevojshme radikale”, deklaroi Cipras.

Suksesi i Ciprasit është një sukses drejt shpresës, në kundërshtim me mesazhin e frikës”, deklaroi kryeministri italian Matteo Renzi.

Ai theksoi se është e rëndësishme për Greqinë që të ketë një lidhje të fuqishme me institucionet.

”Duhet të flasim për zhvillimin dhe jo për masat shtrënguese ekonomike”, theksoi Renzi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme