Përmbytje - Situata e rënduar në shumë zona të Shqipërisë

Në Shqipëri, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti pas mbledhjes së qeverisë, theksoi në një konferencë shtypi nga Kryeministria, tha se “Ministria e Bujqësisë ka ndjekur me një fokus të veçantë rrjetin e hidroforëve, që ka funksionuar mjaft mirë".

Përmbytje - Situata e rënduar në shumë zona të Shqipërisë

“Kemi të bëjmë me një situatë të jashtëzakonshme me rastin e lumit Vjosë, që ka pasur prurje historike”, u shpreh ministri Panariti, duke shtuar se “në bashkëpunim me ministrinë e Brendshme dhe atë të Mbrojtjes, kemi bëre maksimumin për largimin në kohë të njerëzve nga zonat e përmbytura dhe kemi minimizuar dëmet në bagëti”.

“Situata është dhe pritet të jetë edhe më e rënduar sipas agjencive meteorologjike, të cilat japin informacione se situata do të jetë me shira te vazhdueshme, por shtabet tona do të jenë në gatishmëri të plotë dhe çdo strukturë do të jetë në sintoni të plotë në përballimin e çdo lloj situate, që do të mbikëqyret 24 orë”, tha ministri Panariti.

Ndërkaq Mobilizimi maksimal i të gjithë strukturave të shtetit, edhe pse një situatë e jashtëzakonshme, theksoi Kryeministri, bëri që të evitohen humbjet në jetë njerëzore. Kryeministri apeloi banorët të bashkëpunojnë dhe të evakuohen kur këto struktura ia kërkojnë.

“Sigurisht që nga njëra anë është e qartë se kemi të bëjmë me një situatë tërësisht të jashtëzakonshme përsa i përket motit, çka e dëgjon edhe nga banorët që jetojnë në këtë zonë, por qe rezulton dhe nga të dhënat historike meteorologjike”, tha Rama.

“Por nga ana tjetër, jam shumë krenar, sepse pa filluar “tërbimi” i motit, emergjencat civile bazuar në të dhënat meteorologjike, të kolauduara ndërkombëtarisht, janë përgatitur dhe të gjitha strukturat përgjegjëse të shtetit, në nivelin qendror dhe në nivelin e prefekturave kanë qenë të gjitha në këmbë dhe deri tani kanë shmangur çdo lloj dëmi në jetë njerëzit, dëm i pariparueshëm, kanë shmangur dëme të mëdha përsa i përket bagëtive dhe janë në krye të detyrës për të qëndruar deri në fund, në krah të njerëzve”, vijoi Kreu i ekzekutivit në fjalën e tij.

Sipas Ramës dëmet do të raportohen me hollësi.

“Do të bëhet një raport i hollësishëm i të gjitha dëmeve. Ndërkohë kemi filluar të komunikojmë edhe me partnerët ndërkombëtarë. Kemi qenë në komunikim më Brukselin, për të vlerësuar mundësinë e një mbështetjeje në këtë aspekt”, theksoi Kryeministri Rama.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme