Greqi: Tsipras: Na jepni kohë të marrim frymë

Obligimi im për të respektuar mandatin e popullit grek për dhënien fund të masave shtrënguese ekonomike dhe kthimin e vendit drejt një agjende zhvillimi, në asnjë rast nuk përmban mospërmbushjen e detyrimeve tona ndaj kreditorëve tanë, BQE dhe FMN...

Greqi: Tsipras: Na jepni kohë të marrim frymë

Kështu u shpreh të shtunën Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, në një intervistë për agjencinë "Bloomberg".

"Konsultimi me partnerët tanë evropianë sapo filloi. Edhe pse ekzistojnë përqasje të ndryshme, jam absolutisht i sigurt se së shpejti do të arrijmë në një marrëveshje me dobi reciproke, sa për Greqinë, aq edhe për gjithë Evropën. Asnjë palë nuk synon konfrontimin dhe kurrë nuk kishim për qëllim të vepronim në mënyrë të njëanshme në çështjen e borxhit grek", tha më tej shefi i ri i Athinës zyrtare.

"Përkundrazi, ajo që ka rëndësi është se ne duam kohë që të marrim frymë dhe të hartojmë programin tonë afatmesëm të rimëkëmbjes, i cili, ndër të tjera, do të përfshijë objektivat për buxhete të balancuara dhe reforma rrënjësore, me qëllim që të përballojmë çështjet e evazionit fiskal, të korrupsionit dhe të shtetit klientelist. Jam i bindur se një marrëveshje në këtë kuadër do të pranohet nga partnerët tanë, përderisa interesi ynë i përbashkët është stabiliteti ekonomik dhe rimëkëmbja për shtëpinë tonë të përbashkët, Evropën", theksoi Tsipras.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme