Shkup – Sot pritet tubim solidarizues me protestat në Prishtinë

Unioni Studentor ka organizuar një marshim që pritet të fillojë sot në orën 13:00 në Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe të përfundojë para ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup.

Shkup – Sot pritet tubim solidarizues me protestat në Prishtinë

Sot në Shkup pritet të mbahet një marshim solidarizues në mbështetje të protestave në Kosovë, duke kërkuar shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitetet, Aleksandër Jabllanoviç, dhe në mbrojtje të Trepçës.

Aktiviteti është organizuar nga Unioni i Studentëve duke i paralajmëruarpjesëmarrësit në rrjetet sociale.

Njëri nga iniciatorët e këtij marshimi, anëtar i Senatit Studentor në Universitetin e Evropës Juglindore, Enes Neziri, tha për një portal (Shenja) se arsyeja për mbajtjen e marshimit është mbështetja e vëllezërve nga Kosova, pasi edhe Kosova ka mbështetur protestat në Shkup duke marshuar me moton “Shkupi jemi me ty” kundër vendimit të gjyqit për rastin “Monstra”, si dhe sipas tij nuk duhet ndenjur duarkryq dhe vetëm të vëzhgohet situata në Prishtinë.

Siç është parashikuar, marshimi pritet të fillojë sot nga ora 13:00 nga çarshia e vjetër e Shkupit dhe të përfundojë para ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme