Hagë - ICTY konfirmon dënimet e përjetshme për dy ushtarakë serbë

Gjykatësit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) konfirmuan në apel dënimet me burgim të përjetshëm kundër Vojadin Popoviçit dhe Ljubisha Bearas.

Hagë - ICTY konfirmon dënimet e përjetshme për dy ushtarakë serbë

Emrat e sipërcituar, të dy zyrtarë të lartë të ushtrisë serbe në Bosnjë, u dënuam me burgim të përjetshëm për rolin e tyre në masakrën e Srebrenicës, ku 8.000 burra dhe djem boshnjakë u vranë përgjatë tri ditëve në vitin 1995.

Dy ushtarakët u dënuan me akuzën për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykata në Hagë dënoi edhe ushtarakë të tjerë, të cilët e kishin çuar çështjen në apel.

Kështu, Drago Nikoliç u dënua nga ICTY-ja me 35 vjet burg, Radivolge Miletiç me 18 dhe Vinko Pandureviç me 13 vjet burg.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme