Athina kërkon zgjidhje të përbashkët të krizës me Brukselin

Greqia është e gatshme të bisedojë me partnerët evropianë dhe të kërkojë një zgjidhje mbi një bazë të përbashkët, njoftoi të enjten Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, në përfundim të një mbledhje me Kryeministrin grek, Aleksis Tsipras.

Athina kërkon zgjidhje të përbashkët të krizës me Brukselin

Martin Schulz është kryetari i parë i BE-së, që takon kryeministrin e porsazgjedhur grek nga e majta radikale, që shkaktoi disa drithërima në Evropë.

"Kishte një frikë që Aleksis Tsipras ndiqte zërin e tij, por kjo nuk është e vërtetë, ai është pro bisedimit… Greqia kërkon një zgjidhje në bazë të përbashkët me partnerët e saj evropianë", theksoi Schulz.

Presidenti i PE-së u përgëzua me faktin se mes prioriteteve të Aleksis Tsipras është edhe lufta kundër evazionit fiskal dhe padrejtësia sociale, që lidhet gjithashtu me evazionin.

"Evropa do të tejkalojë këtë krizë dhe do të dalë më e fortë… me më shumë solidaritet dhe besim reciprok", deklaroi Aleksis Tsipras në përfundim të mbledhjes.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme