Jacobson: KFOR-i, nga kontribuesit më të rëndësishëm në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo, pati një takim me ambasadoren amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në kampin "Film City", në shtabin qendror të NATO-s dhe KFOR-it në Prishtinë.

Jacobson: KFOR-i, nga kontribuesit më të rëndësishëm në Kosovë

Njoftimi i dërguar sot, thekson se gjatë vizitës së parë të ambasadores Jacobson në shtabin qendror të KFOR-it, ajo diskutoi me Gjeneralin Figliuolo shumë tema në lidhje me zhvillimet më të fundit të situatës së sigurisë dhe socio-ekonomike në Kosovë. U theksua gjithashtu roli efektiv i KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes, e cila mundëson zhvillimin e kushteve më të mira sociale dhe ekonomike.

Gjatë takimit, ambasadorja Jacobson theksoi se "SHBA-të po vazhdojnë të mbështesin misionin e KFOR-it, si një nga kontribuesit më të rëndësishëm".

Gjenerali Figliuolo nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së kontingjentit amerikan, që përbëhet prej rreth 700 ushtarëve, të vendosur kryesisht në Grupin Shumëkombësh Luftarak Lindje, me bazë në kampin “Bondsteel” dhe në shtabin qendror të KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it shprehu vlerësimin e tij për kontributin e SHBA-ve, duke theksuar profesionalizmin dhe përkushtimin e trupave amerikane në terren që nga viti 1999, si pjesë e një force stabilizuese ndërkombëtare pas përfundimit të luftës në Kosovë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme