FMN-ja gati të mbështesë Greqinë edhe pas fitores së SYRIZA-s

FMN-ja është shprehur të hënën e gatshmepër të vazhduar mbështetjen e saj ndaj Greqisë dhe se shpreson që të fillojë bisedime me qeverinë e re, pas fitores së partisë së majtë radikale SYRIZA në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.

FMN-ja gati të mbështesë Greqinë edhe pas fitores së SYRIZA-s

"Jemi të gatshëm të vazhdojmë mbështetjen për Greqinë dhe shpresojmë të fillojmë bisedime me qeverinë e re", bëri të ditur në një komunikatë shumë të shkurtër Fondi Monetar Ndërkombëtar, që është një ndër huadhënësit e Greqisë që prej vitit 2010, bashkë me vende të tjera evropiane.

Partia SYRIZA, e cila kundërshton politikën e shtrengimit të imponuar nga Fondi, arriti dje një fitore bindëse në zgjedhjet legjislative greke, duke premtuar kryesisht një ristrukturim të borxhit të vendit, të cilin partnerët e saj evropianë e kundërshtojnë në mënyrë të prerë.

FMN-ja i ka akorduar Athinës planin më të madh të ndihmës në historinë e saj, duke u bërë një nga kreditorët më të mëdhenj të Greqisë, borxhi i të cilës arriti në rreth 25 miliardë euro në fund të vitit 2014.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme