Shqipëria mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët të shtypit me homologun maqedonas Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati u shpreh se Shqipëria e konsideron Maqedoninë një vend fqinjë mik dhe mbështet e anëtarësimit të Shkupit në NATO.

Shqipëria mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Shqipëria e konsideron Maqedoninë një vend fqinjë mik dhe gjithashtu Shqipëria është mbështetëse e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO në frymën e konkluzioneve të samitit të Uellsit, gjithashtu do të dëshironim që nga Berlini në konferencën e Vjenës vendet e rajonit të paraqiten me projekte të përbashkëta për perspektivën tonë të përbashkët Europiane” ka deklaruar ministri Bushati. Ministri Bushati përfundoi se është rënë dakord për një bashkëpunim më të ngushtë sidomos në disa sfida të cilat janë globale, por prekin në mënyrë të qartë dhe rajoni e Ballkanit si për bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit dhe fenomenit të ekstremizmit.

Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikola Poposki ka shprehur falënderime për homologun Bushati për mikpritjen e bërë dhe se kjo mikpritje sipas tij është në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera politike mes dy vendeve. “Gjithashtu diskutuan për realizimin e projekteve të ndryshme si ato politike dhe ato ekonomike, nëpërmjet takimeve të përbashkëta. Më vjen keq që marrëdhëniet ekonomike nuk janë në të njëjtin niveli me marrëdhëniet politike pasi nuk i përkasim atyre 20 vendeve që janë më të fuqishëm nga ana tregtare, por do të punojmë në të ardhmen që ta rrisim këtë në nivel në infrastrukturën energjetike, rrugore, etj” ka deklaruar Poposki.

Gjithashtu Poposki ka theksuar se është biseduar për rritjen e qarkullimit tregtar dhe qarkullimit të njerëzve, në si dhe kompletimin e të gjithë infrastrukturës për sa i përket Korridorit 8. Poposki pritet të zhvilloje takime zyrtare edhe me Presidentin Bujar Nishani dhe Kryeministrin Edi Rama.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme