Mustafa: Listën Serbe dhe ministrin Jablanoviç nuk jua solla unë

Kryeminsitri i Kosovës, Isa Mustafa, është përgjigjur sot nëpërmjet rrjetit social Facebook, pas protestës së djeshme, ku me thirrjen "Jablanoviç jashtë!" i kërkohej shkarkimi i ministrit serb nga Lista Serbe.

196940
Mustafa: Listën Serbe dhe ministrin Jablanoviç nuk jua solla unë

Në postimin e tij, ai thotë se nuk e solli ai Listën Serbe dhe ministrin Jablanoviç. Në qeverinë kosovare komuniteti serb përfaqësohet me një zv/kryeministër e dy ministra.

Më poshtë vijon postimi i plotë i Kryeministrit i Kosovës, Isa Mustafa:

"Për hirë të së vërtetës!

Listën Serbe dhe ministrin Jablanoviç, nuk ua solli Isa. Ata i gjeta në mesin tonë. I solli veriu i ndarë, i sollën votat e qytetarëve serbë, i solli dialogu. Realiteti është se ata udhëheqin gati të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe se kanë 10 deputetë në Kuvend.

Disa nga ata, që sot po flasin kundër tyre, garonin për t’i zëvendësuar vendet e garantuara me ato të rezervuara dhe sot do të kishim së paku edhe 10 më shumë nga popullata joshumicë në Kuvend.

Ishte LDK dhe unë, që mbajtëm parimin se janë konsumuar vendet e rezervuara dhe nuk lëshuam pe; të gjithë të tjerët përpos VV-së, të cilën edhe nuk e pyesnin, bënin gara, si në ankand, se kush po jep më shumë.

Për korrektësi, duhet të them se Thaçi ishte më i matur, sepse thoshte se ai e përkrah zgjatjen e vendeve të rezervuara, pasi është në koalicion me minoritetet, por nuk garanton se do të votojnë të gjithë deputetët e tij dhe se kjo nuk mund të arrihet pa LDK-në, kurse Ramushi e Behxheti nuk kishin kufi me zemërgjerësinë e tyre. Tani të mos flasin shumë se nuk u ka hije, ose le ta thonë të vërtetën."


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme