Kosovë - Tahiri në Bruksel për një takim me përfaqësues të BE-së

Edita Tahiri, ministre për Dialogun në qeverinë e Republikës së Kosovës, udhëton sot drejt Brukselit për një takim me përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Kosovë - Tahiri në Bruksel për një takim me përfaqësues të BE-së

"Qëllimi i vizitës është vlerësimi dypalësh i gjendjes në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, si dhe përgatitjet për takimin e radhës në nivelin të Kryeministrave të të dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini", bëhet e ditur në njoftimin e dërguar.

Burimet zyrtare në qeverinë e Kosovës theksojnë se, "ministrja Tahiri në këto takime do të angazhohet për përshpejtimin e zbatimit të plotë dhe cilësor të marrëveshjeve të Brukselit dhe do të cilësojë se roli i Bashkimit Evropian është shumë i rëndësishëm për konsolidimin dhe progresin e këtij procesi".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme