Greqi – Nis votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi, të konsideruara kritike për të ardhmen e vendit ballkanik, filluan sot në orën lokale 07:00.

Greqi – Nis votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Procesi zgjedhor do të mbyllet në orën lokale 19:00.

Në këto zgjedhje janë thirrur për votim 9.808.760 persona, të cilët do të japin votën në 19.449 qendra votimi.

Identifikimi i votuesve në Greqi do të bëhet nëpërmjet leterënjoftimit, lejes së drejtimit të mjetit, apo librezës shëndetësore.

Partitë kryesore, që pretendojnë të futen në Parlamentin e ri, janë Demokracia e Re, SYRIZA, Lumi, PASOK-u, Agimi i Artë dhe Lëvizja e Socialistëve Demokratë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme