Syriza shpreson në një triumf historik të popullit grek

Vizionin dhe projektin e tij për Greqinë e re ka përshkruar kryetari i SYRIZA-s, Aleksis Cipras duke folur në mitingun qendror elektoral të partisë në sheshin ”Omonia” në Athinë.

Syriza shpreson në një triumf historik të popullit grek

Cipras shprehu sigurinë se “të dielën nuk do të kemi thjesht një fitore të SYRIZA-s, do të kemi një triumf historik të popullit tonë”.

Cipras nënvizoi se vizioni i tij ka në qendër rehabilitimin e drejtësisë sociale, përballimin e krizës humanitare dhe të korrupsionit, ndërsa bëri të qartë se SYRIZA nuk do të bashkëpunonte me përfaqësues të forcave të memorandumit, as të vjetër, as të rinj.

Duke i mëshuar nevojës për unitet të popullit, kryetari i SYRIZA-s theksoi se “kur një popull beson në forcat e veta dhe bashkohet, atëherë asgjë dhe askush nuk mund ta ndalojë”.

”Prandaj, u bëj thirrje grekëve dhe grekeve për një bashkim të ri kombëtar, një kontratë të re sociale, një aleancë të re patriotike”, theksoi Cipras.

Duke nënvizuar synimin për maxhorancë parlamentare, Tsipras kërkoi “një mandat të pastër, të pamanipuluar dhe të padiskutueshme”, me qëllim që “nga e hëna të mbarojmë me poshtërimi kombëtar”.

Mitingu i fundit i fushatës elektorale u mbyll me këngën e njohur italiane ”Bella ciao”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme