Shqipëria do të mbështesë anëtarësimin e Shkupit në NATO

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë Mimi Kodheli në takimin që pati në Shkup me Kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, tha se vendi i saj do të mbështesë aktivisht anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Shqipëria do të mbështesë anëtarësimin e Shkupit në NATO

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në godinën e Qeverisë së Maqedonisë zhvilloi një takim me ministren e Mbrojtjes të Shqipërisë, Mimi Kodheli, të cilët diskutuan disa tema për bashkëpunim të ndërsjellët në fushën e mbrojtjes dhe shkëmbimin e përvojave të të dy vendeve fqinje.

Në njoftimin për shtyp thuhet se kryeministri Gruevski vuri në dukje se qeveria ka zbatuar reformat për promovimin dhe monitorimin e standardeve. Ai theksoi angazhimin e tyre strategjik për anëtarësimin në NATO, duke theksuar se Maqedonia ka marrë pjesë në mënyrë aktive në misionet paqeruajtëse të NATO-s dhe se është partner aktiv në përmbushjen e funksioneve dhe objektivave të Aleancës. Gruevski theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të potencialit të të dy vendeve për të rritur bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, si dhe fushave të tjera me interes të përbashkët.

Nga ana tjetër, ministrja Kodheli tha se Shqipëria do të mbështesë aktivisht anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, duke theksuar se ky shtet i plotëson standardet për pjesëmarrjen dhe anëtarësim në NATO. Ajo shtoi se Shqipëria është e gatshme të mbështet edhe zbatimin e projekteve me rëndësi rajonale, e cila do të kontribuojë në zhvillimin e proceseve integruese të shteteve dhe progresin e të gjithë rajonit.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e tyre për të mbajtur një sesion të përbashkët të kabinetit në mes dy vendeve, e cila do të ndikojë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe mundësinë e bashkëpunimit, si dhe në shkëmbimin e pikëpamjeve në projekte të ndryshme me interes të përbashkët mes dy vendeve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme