Kreu i NATO-s, Stoltenberg, të premten në vizitë në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë nesër KFOR-in.

Kreu i NATO-s, Stoltenberg, të premten në vizitë në Kosovë

Gjatë vizitës së tij, Stoltenberg do të takohet me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo, si dhe me trupat e KFOR-it dhe përfaqësuesit kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, pritet të ketë takime me Presidenten Atifete Jahjaga, Kryeministrin Isa Mustafa, zv/kryeministrat Hashim Thaçi e Branimir Stojanoviç, si dhe me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme