Tsipras: Do të hapim faqe të re në historinë e Greqisë

Të hënën, me mandat të fuqishëm, do të hapim një faqe të re, deklaroi sot kryetari i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras, në një miting në Selanik.

Tsipras: Do të hapim faqe të re në historinë e Greqisë

Gënjeshtrat mbaruan dhe të dielën Greqia do të marrë një frymë të thellë optimizmi, vetëbesimi dhe të hënën, me mandat të fuqishëm, do të hapim një faqe të re, deklaroi kryetari i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras, nga tribuna e tubimit elektoral në Selanik, që u bë në pallatin e sportit të këtij qyteti.

"Të dielën, të gjithë në kutinë e votimit për të marrë shpaguar ëndrrat", deklaroi Tsipras.

"Erdhi koha që Greqia e të vërtetës, e shpresës, do të fitojë mbi frikën. Erdhi ora që Greqia e iluminizmit do të fitojë mbi mesjetën dhe obskurantizmin", theksoi ai.

"Me votën e tij, populli do t’i japë fund politikës së pesë viteve, që shkaktuan një katastrofë sociale. Është koha që e majta të vijë sërish në skenë. Është koha e një patriotizmi të ri të nevojshëm. SYRIZA e fuqishme do të thotë Greqi e fuqishme. Nuk disponojmë një shkop magjik për të rehabilituar brenda pak ditëve gjithë sa paraardhësit shkatërruan për kaq vite. Nuk premtojmë zgjidhje automatike dhe magjike. Mirëpo kemi armën tonë të madhe, fuqinë dhe vullnetin e një populli të tërë, për të marrë në duart e tij jetën e vet", theksoi Tsipras.

Kryetari i SYRIZA-s bëri një hapje ndaj votuesve të gjitha partive, madje edhe ndaj konservatorëve, siç tha shprehimisht dhe i ftoi që të dielën të votojnë për SYRIZA-n.

Të dielën Greqia zhvillon zgjedhjet e parakohshme parlamentare.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme