Venizelos: PASOK-u ekuilibristi i vetëm i vendit

I vetmi ekuilibrist i vendit është PASOK-u, deklaroi kryetari i kësaj partie dhe nënkryetar i qeverisë, EvangJelos Venizelos nga tribuna e tubimit qendror elektoral në Selanik.

Venizelos: PASOK-u ekuilibristi i vetëm i vendit

“PASOK-u është këtu, i gjithë PASOK-u është këtu, i bashkuar dhe i fuqishëm. PASOK-u i të ardhmes tonë është këtu. Këtu janë shtëpitë tona. Nuk ka hapësirë për ngurrim. Vota për atdheun është vota për PASOK-un”, tha Venizelos duke iu drejtuar të pranishmëve.

Venizelos tha se PASOK-u është garantuesi i strategjisë kombëtare nga pozita e partisë së tretë në zgjedhje duke sqaruar se “nuk është një balancues qeveritar, nuk do me çdo kusht që të jetë një bisht i qeverisë”.

Kryetari i PASOK-ut e cilësoi si të rrezikshme dhe pa rrugëdalje politikën e frikës të partisë së djathtë konservatore ”Demokracie e re” se vendi do të shkatërrohej pa të, por edhe politikën e vetëkënaqësisë të SYRIZA-s, se çdo gjë do të shkojë mirë dhe se nuk ekziston asnjë problem.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme