Kosovë - Qeveria mban mbledhjen e parë të 2015-ës

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, mban sot mbledhjen e parë në 2015-ën, të gjashtën që nga zgjedhja në 9 dhjetor në seancën e paskonstituimit një ditë më parë të Kuvendit të zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit 2

Kosovë - Qeveria mban mbledhjen e parë të 2015-ës

Në mbledhjen e 29 dhjetorit, të pestën e të fundit vitin e kaluar të qeverisë së re, për ndërtimin e Linjës Energjetike 400kV Kosovë-Shqipëri shpronësimet në zonat kadastrale në komunat Drenas, Deçan, Junik dhe Gjakovë, ishin ndër vendimet e rëndësishme.

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancën e parë plenare në këtë vit në 19 janar. Ligji për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015, i miratuar vonë në mbrëmjen e 29 dhjetorit, si një çështje urgjente e kaluar në procedurë të përshpejtuar, është i pari ligj që miratoi Kuvendi i Kosovës i legjislaturës së pestë, i zgjedhjeve të pesta në liri që nga qershori 1999 dhe të dytave pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme