Vuçiç të mërkurën në Kosovë, agjenda e plotë e vizitës

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, do të vizitojë disa vende në Kosovë të mërkurën më 14 janar.

Vuçiç të mërkurën në Kosovë, agjenda e plotë e vizitës

Më poshtë vijon agjenda e plotë e vizitës së Vuçiç.

10.30 – Përurimi i Klinikës Gjinekologjike në Pasjan (është parashikuar deklaratë për media)

11.40 – Vizitë në Komunën Shtërpcë, takim me përfaqësuesit lokal në sallën e Kuvendit komunal dhe një fjalim drejtuar qytetarëve para ndërtesës së Komunës

12.50 – Vizitë në Graçanicë, takim në ndërtesën e Komunës me kandidatin për kryetar nga lista “Srpska” Vlladeta Kostiç dhe ish-kryetarin e deritanishëm të kësaj Komune Branimir Stojanoviç

13.30 – Zbulimi i përmendores së Mbretit Millutin në Graçanicë dhe një fjalim para qytetarëve

14.10 – Vizitë në Manastirin e Graçanicës dhe takim me Patrikun Teodosije

14.40 – Graçanicë, takim me kryetarët e komunave me shumicë serbe, ministrat serbë në qeverinë e Kosovës dhe me deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme