Thaçi: Shqipëria, mbrojtëse e interesave të Kosovës në botë

“Shqipëria ka qenë shtyllë e mbrojtjes së interesave diplomatike dhe politike të Kosovës në botë”, deklaroi sot zv/kryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë.

Thaçi: Shqipëria, mbrojtëse e interesave të Kosovës në botë

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Thaçi shkruan se “diplomacitë tona kanë qenë të bashkërenduara që nga lufta për çlirim e deri tek betejat për njohje dhe anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare”.

“Sot fillova serinë e vizitave bilaterale në Ballkan duke vizituar Shqipërinë. Aty u takova me homologun Bushati, Kryeministrin Rama, Presidentin Nishani dhe Kryetarin e Kuvendit Meta dhe pata nderin të marr çmimin ‘Doctor Honoris Causa’ nga Universiteti i Tiranës”, shkruan Thaçi në rrjetin social.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme