Hashim Thaçi, sot në vizitën e parë në Tiranë me postin e ri

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, zhvillon sot në Tiranë vizitën e parë bilaterale në këtë mandat të ri qeverisës.

Hashim Thaçi, sot në vizitën e parë në Tiranë me postin e ri

Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi shprehet se "në udhëtim prej Parisit drejt Tiranës, duke përgatitur fjalimin e ceremonisë së nesërme në Universitetin e Tiranës".

"Ndihem shumë mirë që vizitën time të parë bilaterale në këtë mandat të ri qeverisës do ta bëj në Republikën e Shqipërisë. Mes çështjeve të ndryshme të rëndësishme, që do të diskutoj gjatë takimeve sot, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përgatitjes së mbledhjes së dytë mes dy qeverive tona", thekson Hashim Thaçi.

Në Prishtinë janë paralajmëruar edhe vizita të tjera e takime ministrash të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërkohë që është njoftuar se qeveritë e dy shteteve do takohen sërish në muajin mars 2015, në një mbledhje tjetër të dytë, pas të parës historike të para një viti, më 11 janar 2014, në qytetin e Prizrenit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme