Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Zv/kryeministri i Kosovës, Thaçi, të hënën për vizitë në Tiranë

Zv/kryeministri e ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do jetë në vizitë zyrtare në Shqipëri , gjatë të cilës do t’i jepet çmimi "Doctor Honoris Causa" nga Universiteti i Tiranës.

Zv/kryeministri i Kosovës, Thaçi, të hënën për vizitë në Tiranë

Prishtinë janë paralajmëruar edhe vizita të tjera e takime ministrash të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërkohë që është njoftur se qeveritë e dy shteteve do takohen sërish në muajin mars 2015, në një mbledhje tjetër, të dytë, pas të parës historike saktësisht një vit më parë, në 11 janar 2014, në qytetin e Prizrenit.

Ministri i Shëndetësisë në qeverinë e Kosovës, Imet Rrahmani, do të pritet javën tjetër në Tiranë nga homologu shqiptar, Ilir Beqaj, me qëllim të konkretizimit të segmenteve të caktuara të bashkëpunimit. Takimi do të jetë në funksion të konkretizimit të veprimeve të përbashkëta midis dy shteteve në shëndetësi dhe gjithashtu përgatitor për takimin e radhës të dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo është bërë e ditur pas një takimi këtë javë të ministrit me ambasadorin shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi, ku është biseduar për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë midis Kosovës e Shqipërisë, me theks të veçantë zbatimin e Marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar midis dy ministrive.

Po gjatë javës, në takimin mes ministrit kosovar të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe ambasadorit shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi, theksohej se Kosova dhe Shqipëria do të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, duke e parë atë si një nga potencialet kryesore për zhvillimin e dy vendeve dhe u paralajmërua që në ditët në vijim të organizohet një takim bilateral ndërmjet ministrit kosovar dhe homologut të tij nga Republika e Shqipërisë.

Bashkëpunimet Shqipëri-Kosovë dhe thellimi i tyre janë diskutuar e vlerësuar në të gjitha takimet e ambasadorit shqiptar me krerët e institucioneve të reja kosovare të konstituuara në muajin dhjetor pas zgjedhjeve 2014.

Është theksuar se zhvillimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do t’i kontribuojë krijimit të klimës së stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon dhe procesit të integrimit në strukturat euroatlantike dhe se mbështetja e Shqipërisë do të jetë e vazhdueshme, për të gjitha proceset pozitive, që po zhvillohen në Kosovë.

Është vlerësuar i rëndësishëm thellimi i bashkëpunimit edhe më tej në të gjitha sferat, në të mirë të mirëqenies së qytetarëve, por edhe në të mirë të zhvillimit dhe stabilitetit të rajonit dhe është theksuar se qeveria e re e Kosovës do të vazhdojë ndërtimin e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Para pikërisht një viti, në 11 janar 2014, në ceremoninë e organizuar te Shtëpia e Lidhjes Shqiptare në Prizren, menjëherë pas mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë u bë nënshkrimi zyrtar i Dokumentit për Bashkëpunim dhe Partneritet Strategjik ndërmjet dy shteteve dhe marrëveshjeve tjera mes dy qeverive.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme