Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Sahatçija: Fjalët e Jabllanoviç, të rënda e të papranueshme

Nënkryetarja e LDK-së, njëherësh edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Teuta Sahatçija, thotë se nuk pranohet që një ministër i qeverisë nuk njeh faktet e një historie të afërt dhe shumë të dhimbshme.

Sahatçija: Fjalët e Jabllanoviç, të rënda e të papranueshme

Kështu flet ajo për deklaratat e ministrit serb, Aleksander Jabllanoviç, bëri të ditur "KosovaPress".

Pavarësisht çfarë thotë shefi i saj, Isa Mustafa, Sahatçija thotë se në Gjakovë çdo familje ka përjetuar egërsinë e luftës.

"Fjalët e Ministrit Jabllanoviç janë të rënda e të papranueshme dhe prekin në plagët e pashëruara të qytetarëve të Gjakovës. Në Gjakovë nuk ka shtëpi e familje, që nuk e ka përjetuar egërsinë e luftës. Nuk arsyetohet mosnjohja e fakteve të një historie të afërt dhe shumë të dhimbshme nga një ministër i qeverisë", thotë Sahatçija.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme