Kroaci – Nis turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Kroatët votojnë sot në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku do të përballen Presidenti në ikje, socialdemokrati Ivo Josipoviç dhe konservatorja Kolinda Grabar Kitaroviç, një votim shumë i ngushtë në këtë vend që prej 6 vjetësh në krizë ekonomike.

Kroaci – Nis turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Qendrat e votimit u hapën sot në orën 6:00 GMT dhe do të mbyllen në 18:00 GMT. Rezultatet e para për këto zgjedhje presidenciale priten në mbrëmje.

Rreth 3,8 milionë persona do të marrin pjesë në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Ivo Josipoviç, 57 vjeç, me profesion jurist dhe kompozitor i muzikës klasike, i cili mban një mandat të dytë pesëvjeçar, mori në turin e parë të zgjedhjeve 38,46 për qind të votave, duke vendosur një epërsi të ngushtë ndaj rivales së tij, Kolinda Grabar Kitaroviç, e cila mori 37,22 për qind të votave, ish-shefe e diplomacisë kroate (2005-2008).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme