Thaçi: Serbia të tejkalojë mentalitetin e vjetër ekspansionist

E dimë që e ka të vështirë, por ne do ta ndihmojmë fqinjin tonë verior që të tejkalojë mentalitetin ekspansionist të shekullit të kaluar, thotë Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës në një mesazh publikuar sot në një rrjet social.

Thaçi: Serbia të tejkalojë mentalitetin e vjetër ekspansionist

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi sot se “sa herë që Serbia pretendon të bëj zhurmë politike për gjoja prezantimin e planeve të saj për ofrimin e zgjidhjes përfundimtare për Kosovën, kjo edhe më tepër e forcon bindjen tonë se sa të vështirë e ka ajo ta tejkalojë mentalitetin ekspansionist të shekullit të kaluar”.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri Thaçi thekson se “për ne, këto plane të dështuara nuk janë befasi ashtu siç nuk janë as për ato shtete demokratike të botës, që kanë ndihmuar lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë. Ne vetëm mund të shfaqim zhgënjimin tonë për ekzistimin e mëtejshëm të kësaj qasje nga një shtet fqinj, i cili pretendon të bëhet pjesë e familjes evropiane. Ndërsa, dihet shumë mirë se cilat janë arsyet dhe parimet mbi të cilat është themeluar dhe funksionon Bashkimi Evropian. Mirëpo, ne do t’a ndihmojmë fqinjin tonë verior që të dalë nga mentaliteti i shekullit të kaluar duke ia bërë të qartë se Kosova ka 16 vite që është e lirë dhe 7 vite si shtet i pavarur i njohur nga pjesa më e madhe e shteteve të botës”.flamuri i kosoves

“Prandaj, ne jemi të vendosur të lëvizim përpara drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Ndërkohë, ne shpresojmë se politikanët në Beograd do të zgjohen sa më shpejtë nga ëndrrat e tyre dhe do ta kuptojnë që Kosova si ankth i krijuar në mendjet e tyre, tashmë ka përfunduar. Disa e kanë kuptuar këtë fakt shumë kohë më parë, ndërsa të tjerët mbetet ta bëjnë të njëjtën gjë si më parë”, përfundon ministri i Jashtëm, Thaçi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme