KE: Përkatësia e Greqisë në eurozonë është e pakthyeshme

Përkatësia e një vendi në eurozonë është e pakthyeshme, theksoi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian, Annika Breidthardt, në përgjigje të një pyetjeje mbi mundësinë e daljes së Greqisë nga eurozona.

KE: Përkatësia e Greqisë në eurozonë është e pakthyeshme

“Përkatësia në euro është e pakthyeshme”, theksoi Annika Breidthardt në një konferencë shtypi, duke kujtuar se ky rregull bënte pjesë në Traktatin e Lisbonës, neni 140, paragrafi 3.

“Kur di se një opsion i tillë është i mundur, ne nuk do të hyjmë në spekulime dhe skenarë, që rrezikojnë të interpretohen në një kontekst, që nuk mendohet”, theksoi një tjetër zëdhënëse, Margaritis Schinas.

KE-ja reagoi pas informacioneve të publikuara të shtunën në të përjavshmen gjermane “Der Spiegel”, sipas të cilave qeveria gjermane e gjykonte të pashmangshme një dalje të Greqisë nga eurozona, nëse partia e majtë radikale, Syriza, fiton zgjedhjet legjislative greke të 25 janarit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme